Ditën e hënë Gjykata e Apelit në Tiranë do të vendos në një seancë me relator gjyqtarin Dritan Hasani, mbi kushtet e sigurisë ndaj ish kryetarit të komunës Bërxull, Ymer Marku dhe dy bashkëpuntorëve të tij, të cilët ndodhen në burg.
Seanca për vlerësim mase në Apel do të mbahet në orën 9:30 , ku avokatët do të mbrojnë kërkesën e tyre për ndryshim ose jo të masës e arrestit me burg që ka vendosur ndaj tre ish zyrtarëve të komunës Berzull, Gjykata e Shkalles se Parë. Për ironi të fatit kjo masë sigurie pritet të shqyrtohet dhe vendoset nga Dritan Hasani , ndaj të cilit ka informacion se SPAK ka nisur një hetim penal për korrupsion aktiv.
Gjyqtari i Përmetit, Dritan Hasani u konfirmua ne detyrë në vitin 2021 nga komisionet e Vettingut.
Gjyqtari Dritan Hasani u vlerësua pozitivisht në të tri kriteret e Vetingut, atë të deklarimit të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe për profesionalizmin.
Kjo masë sigurimi vjen pas nje hetimi paralel qe SPAK ka nisur ndaj ish krytarit të komunës Berzull Ymer Marku, për falsifikim të dokumentave zyrtare dhe grabitjen e mijëra hektarë truall në zonën në fjalë.
Ndërkohë që Prokuroria e Tiranës, prej më shumë se 1 viti po heton ish-kryetarin e komunës Bërxullë, Ymer Marku, dhe disa zyrtarë të tjerë si të përfshirë në tjetërsimin e dhjetërave sipërfaqe toke në Bërxullë, një hetim paralel për këtë çështje, tashmë është hapur në SPAK.
Prej disa ditësh prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim ndaj ish-zyrtarit të lartë, Ymer Marku, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.
Marku do përballet me një kallëzim penal të depozituar në SPAK nga Arben Tafa, i cili më parë ka shërbyer në një funksion tek ish-komuna Bërxullë.
Mesohet se Arben Tafa, gjatë kohës kur komunën Bërxullë e drejtonte Ymer Marku, është punësuar prej këtij të fundit si hidraulik i kësaj komune.
Por gjatë kësaj kohe, ka rezultuar se emri i hidraulikut Arben Tafa, është përdorur si maskim për tjetërsimin e disa pronave që ndodhen në zona të ndryshme të Bërxullës.
Në emër të Arben Tafës, është rregjistruar me dokumenta të falsifikuara një sipërfaqe toke 4 mijë metra katror.
Dokumentat tregojnë se kjo sipërfaqe që ndodhet në fshatin Brukë, është në pronësi të shtetasit Arben Tafa, i cili ka dyshime të forta se nuk është pronari real i kësaj pasurie të paluajtshme.
Lidhur me regjistrimin në hipotekë të kësaj prone prej 4 mijë metra katror, në prokurori ka shfaqur shqetësim dhe Arben Tafa, i cili edhe pse rezulton pronari i tokës, nuk ka asnjë dokument historik që të provojë origjinën e kësaj pasurie të paluajtshme.
Hetimet për këtë rast që kanë nisur në SPAK pritet të shtrihen dhe tek verifikimi i rolit të ish-kryekomunarit Marku në pasuri të tjerë që janë tjetërsuar prej tij.
Ka shumë gjasa dhe pritet që në ditët në vijim ky hetim i SPAK, të bashkohet me hetimin që ka nisur prokuroria e Tiranës ndaj Ymer Markut dhe tre personave të tjerë, si ish-kryeplaku Agim Loci dhe ish-Përgjegjësi i Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Komunës Bërxullë, Kujtim Balliu.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë kohës kur shërbenin në ish-komunën Bërxullë, përmes dokumentave të falsifikuara kanë tjetërsuar disa sipërfaqe toke në zonën e Bërxullës.
Pritet që ditën e nesërme Ymer Marku dhe dy personat e tjerë Agim Loci, Kujtim Balliu të dalin para gjykatës së Apelit Tiranë, ku do njihen me masën e sigurisë.
Të tre personat vijojnë të qëndrojnë në burg, ndërkohë nesër gjyqtari i Apelit Dritan Hasani, do vlerësojë nëse Ymer Marku dhe dy ish-zyrtarët e Bërxullës do lenë qelinë apo jo?