Skandali “Gjeli” në Theth, Rama: Kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit do i marrë shteti!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për “fshatin turistik” në Theth.
Përmes rrjeteve sociale, Rama ka shtuar se kabinat do të sekuestrohen dhe do i kalojnë shtetit, teksa Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin për prokuroren, Elsa Gjeli.
“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë” shkruan Rama.