Skandali te Urdhëri i Stomatologut sa vjen e bëhet më i madh. Ish-presidenti, Nikoll Deda i cili e kishte kthyer institucionin në familjar ka shpërdoruar jo vetëm detyrën por edhe vjedhur hapur tenderat.
Si gjithmonë, në këto afera përfshin edhe palë të tjera për të zbardhur lekun mullar të marrë nga djersa e popullit. Në foton e parë, Argjendari Pirro SHPK ka marrë nga llogaria e Urdhërit 17.300.000 lekë të vjetra, shumë të tërhequra pa asnjë lloj tenderi.
Në foton e dytë, janë të pasqyruara shpenzimet e karburantit ku vetëm nga një kompani, Kastrati Shpk është faturuar shuma prej 32.189.000 pa përmendur këtu shuma të përditshme të dhëna si element konsumi shoferit të mjetit, që i bie përafërsisht që makina e Nikoll Dedës të ketë konsumuar 1.000.000 lekë të vjetra karburant çdo muaj.
Krahas këtyre shpenzimeve, vetëm kompanisë Golden Eagle dhe Rozafa Shpka në 5 fatura iu është faturuar një shumë rreth 10.000.000 lekë të vjetra. Këtu bëhet fjalë vetëm për llogari bankare në Raiffeisen, pasi nuk kanë dalë ende të dhënat nga llogaritë bankare në bankat e tjera.
Në ditët në vijim, do t’ju prezantojmë me abuzime në fusha të tjera në shuma shumë herë më të larta.