Skandal! Rruga në Qafë Thanë mbulohet nga vaji, rrezikohet jeta e atyre që udhëtojnë me automjete

Një situatë e rrezikshme është regjistruar mëngjesin e sotëm në Qafë Thanë, në segmentin rrugor që ngjitet drejt juglindjes. Rruga është mbuluar me vaj në disa vende, duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve.

Pamjet e dërguara nga qytetarët tregojnë qartë praninë e vajit në rrugë, ndërsa dëshmitarë nga vendngjarja raportojnë se vaji është përhapur në të paktën katër zona të ndryshme, përfshirë edhe të ashtuquajturën “kthesa e vdekjes”.

Drejtuesit e mjeteve kanë ngritur herë pas here akuza se ky fenomen shkaktohet nga pronarët e serviseve të zonës, të cilët hedhin vaj në rrugë për të krijuar kushte për aksidente, por deri më tani, policia e Elbasanit nuk ka arritur të faktojë këto pretendime.

Kjo situatë ka shtuar shqetësimin e drejtuesve të mjeteve, të cilët kërkojnë një reagim të shpejtë dhe të efektshëm nga autoritetet për të garantuar sigurinë e tyre dhe të qytetarëve.