Skandal në Shengjin, ujërat e zeza derdhen në det

Pamje shqetësuese nga plazhi i Shëngjinit po qarkullojnë në rrjet, ku shfaqet një situatë alarmante.

Ujërat e zeza derdhen në zonën ku pushuesit lahen dhe freskohen gjatë ditëve të nxehta të verës. Denoncimi është bërë nga një turist i cili ka ngritur shqetësimin për kushtet mjedisore dhe shërbimet e dobëta në një prej resorteve të njohura të zonës.

Sipas tij, kanalizimet e hapura derdhen drejt e në det, pikërisht përballë resortit ku qëndronte, duke e bërë të pamundur larjen dhe rrezikuar seriozisht shëndetin e pushuesve.

“Kjo është e papranueshme për një vend që pretendon të jetë destinacion turistik. Deti është shumë i ndotur dhe askush nuk merr masa”, thuhet në denoncimin e tij.