Skandal në oborrin e Kuvendit, Pandeli Majko shtyn me forcë gazetaren shtatzënë, kyç gojën para medias për një pyetje elementare

Një incident ka ndodhur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë ku deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, u përfshi në një sjellje të papranueshme ndaj një gazetareje. Gjatë një përpjekjeje për të marrë një prononcim nga deputeti, gazetarja e Eksiola Shehu u shty me forcë nga Majko.

Para nisjes së seancës parlamentare, Majko u pyet nga gazetarët nëse ndihet i rrezikuar që ai do të jetë në listën e hapur të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Fillimisht preferoi të mos flasë, por pas këmbënguljes së gazetarëve, Majko reagoi duke i hequr me forcë mikrofonin e gazetares së Euronews, Eksiola Shehu e cila është në një pritje të ëmbël.

Pyetje: Zoti Majko ndihen të rrezikuar për të kandiduar në listë të hapur në qarkun e Kukësit?

Gazetarja: E para mos shtyni, keni të drejtën mos të përgjigjeni

Gazetari: Jeni të inatosur me zgjedhjen e kryeministrit Rama.

Heshtje… 

Kjo sjellje e tij është diskutuar në Parlament nga deputetja Ina Zhupa dhe Jorida Tabaku të cilat e cilësuan këtë veprim si të pajustifikueshëm

“Të sillet rezoluta për mbrojtjen e grave ndaj dhunës dhe gazetarëve. Dhe ju si kryetare Kuvendi ta sillni dhe ta votojmë. Dhe mos bëhet standard për akte të përsëritura dhune”, tha Zhupa.