Skandal në Hollywood! Jean-Claude Van Damme akuzohet për marrëdhënie seksuale me vajza të trafikuara në një festë luksoze në Kanë
Legjenda e Hollywood-it, Jean-Claude Van Damme, është akuzuar për abuzim seksual ndaj pesë vajzave të trafikuara gjatë një feste që kishte lidhje me promovimin e një seriali të ri televiziv. Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga The Telegraph, aktori 64-vjeçar po përballet me mundësinë e një hetimi penal nga autoritetet rumune, pas një kallëzimi të bërë nga policia më 2 prill 2025.
Akuza pretendon se vajzat, të trafikuara nga një rrjet i dyshuar rumun, i ishin ofruar Van Damme-it në një ngjarje që u mbajt në Kanë në vitin 2015, e cila më vonë u zbulua se ishte në fakt një ngjarje për promovimin e serialit me yllin e aksionit.
Një nga vajzat e përfshira ka treguar se kur arritën në ngjarje, kuptuan se ato nuk po merrnin pjesë në një festë filmi, por në një ngjarje me Van Damme, që u mbajt në një dhomë hoteli.
Për këtë çështje, ekipi i Van Damme ka reaguar duke cilësuar akuzat si “absurde” dhe “të pabazuara”. Avokati i aktorit, Patrick Goavec, ka deklaruar për USA Today se Van Damme nuk dëshiron të komentojë për thashethemet, të cilat i konsideron të pavërteta.
Një avokat rumun, që përfaqëson një vajzë tjetër të trafikuar nga rrjeti, ka thënë se akuzat përfshijnë marrëdhënie seksuale mes Van Damme dhe vajzave që ishin shfrytëzuar. Për më tepër, nuk është e qartë nëse Van Damme ka qenë i vetëdijshëm për situatën e vajzave.