“S’kam pasur rrugë tjetër”, Bernardi rrëfen historinë: 5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera…

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të mërkurë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehur orientimin e tij seksual, pas një debati të ndodhur gjatë javës në shtëpi.

Bernardi: Jam një baba krenar, jam gjysh krenar, nuk lejoj askënd që të më heqë krenarinë e të qenit një mashkull homoseksual.

E mbrëmjen e djeshme ai ka treguar në shtëpi një nga historitë e tij, kur ka qenë më i ri në moshë dhe 5 persona e kishin dhunuar dhe e kishin lënë në rrugë në gjendje të keqe.