“S’kam pasur dijeni për konflikte”- I biri u ekzekutua në atentat mafioz, zbardhet dëshmia e ish-gjyqtarit të GJKKO-së: Të vendoset drejtësi

Është zbardhur dëshmia e ish-gjyqtarit të GJKKO-së, Fran Prendi, pas ekzekutimit mafioz të djalit të tij, Klajdi Prendi pak pas mesnatës së të hënës (19 Nëntor).

Ish-gjyqtari ka deklaruar se nuk ka ka dijeni apo dyshim pse ka ndodhur ngjarja.

Fran Prendi është shprehur para policisë se nuk ka pasur informacion për konflikte të djalit dhe ka thënë se kërkon që të zbardhet ngjarja për të vënë drejtësi.

Ndërkohë policia nga hetimet ka arritur të zbulojë se 28-vjeçari ka pasur një konflikt para disa ditësh për çështje borxhi me disa persona.

Klajdi Prendi dyshohet se ishte i përfshirë edhe ne tregun e paligjshëm te lotove sportive.

SI NDODHI NGJARJA

Prendi ishte në një lokal me miqtë në zonën e njohur si “Xhamlliku”, ku u vra me armë zjarri silenciator sapo doli për të hipur në automjetin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 00.30 minuta, ku autorët, të cilët dyshohet se ishin 3 persona, e kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit për orë me radhë.

Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator. 27-vjeçari u tha se u qëllua me të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks që ishin fatale. Shokët e viktimës dalë kanë me vrap nga lokali dhe e kanë nisur Prendin drejt Spitalit të Traumës, por ai nuk u mbijetoi dot plagëve.

Një skemë tipike atentati mafioz, ndërsa makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e ‘Audi’ i atentatorëve është gjetur në flakë në zonën e Farkës. Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur rreth orës 01:05 në Farkë. Një person i tretë dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe burime nga grupi hetimor se në mjetin e shkrumbuar të autorëve nuk është gjetur arma që u përdor për ekzekutimin e të riut.

Makina e autorëve ‘Audi A4’ ka pas targa greke të mbivendosura dhe ende nuk është këqyrur numri i shasisë, pasi është dëmtuar nga djegia. Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë të dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur