Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Bernard Hulme, ka publikuar një bisedë private me aktorin Jul Deda, ku ky i fundit shpreh qëndrime homofobike.
Në mesazhet e publikuara, Deda i shkruan Bernardit se nuk dëshiron që fëmijët e tij ta shohin atë në televizion, duke pretenduar se një ekspozim i tillë mund të ndikojë në orientimin e tyre seksual.
Në përgjigje, Bernard përdor ironi duke e krahasuar këtë logjikë me racizmin, duke përmendur aktorët e njohur me ngjyrë si Eddie Murphy dhe Will Smith, për të ilustruar absurditetin e pretendimit të Dedës.
Në mesazhin e fundit, Bernard i përgjigjet aktorit duke i thënë:
“Eh mer Jul Deda, të paktën e kuptove sa stupid tingëllon.”
Regjistrohu në buletinin tonë informativ