Një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, duke sjellë një tjetër situatë të tensionuar mes banorëve. Zarfi, i cili do të hapet ditën e nesërme, ka njoftuar se për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme të disa banorëve, televotimi aktual është anuluar.
Në njoftimin e zarfit thuhet se “Vëllai i Madh ka vendosur të anullojë televotimin aktual”, dhe se masat ndëshkuese do të bëhen të ditura gjatë shfaqjes së së martës. Kjo është një tjetër vendim i rëndësishëm që shfaq një këndvështrim të fortë të “Big Brother Vip Albania” ndaj sjelljeve të papranueshme në shtëpi.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ