“S’jam as e para, as e fundit”, Alma Kaçi: Gjici flirtonte me femra të panjohura

Alma Kaçi tha në një lidhje telefonike për emisionin “Review” në Euronews Albania se në momentin që kreu aktin seksual me Safet Gjicin, nuk kishte pasur presion  nga ana e kryebashkiakut.

Ajo tha se asaj i ishte besuar një mision, pasi nuk ishte gruaja e parë që kryente të tilla akte në zyrën ku Gjici ushtronte funksionin e tij si kryebashkiak.

“Nuk jam as e para, as e fundit që e kam bërë atë që gjë në atë zyrë. Nuk pati presion, unë kisha një mision për të kryer. Ai ka qenë tip flirtuesi, kur u bë videoja ishte takimi i dytë. Në takimin e parë kuptova që ky ishte tip flirtuesi. Me femra të panjohura fare ai fillonte direkt flirtimet”,-tha Alma Kaçi.