Situatë kritike nga përmbytjet në Itali/ Mbi 1500 të evakuuar dhe dy të zhdukur

Moti i keq në pjesën veriore të Italisë ka detyruar autoritetet të vendosin alarmin e kuq edhe në rajone të tjera. Disa lumenj dolën nga shtrati duke përmbytur shtëpi, biznese si dhe rrugë. Mbi 1500 njerëz janë evakuuar, ndërsa dy rezultojnë të zhdukur. Më kritike mbetet gjendja në Modigliana, disa zona të provincës së Bolonjës, Forlì dhe në Ravena.

Pas shiut të rrëmbyeshëm banorët e Ankonës në rajonin Marche kanë nisur të heqin baltën nga shtëpitë dhe oborret e tyre. Përmbytjet goditën gjithashtu rajonet fqinje të Emilia-Romagna, ku departamenti kombëtar i zjarrit tha se kreu më shumë se 500 operacione shpëtimi me ndihmën e helikopterëve.

Emilia-Romagna është përfshirë edhe vitin e kaluar nga përmbytjet ku humbën jetën 17 persona dhe shkaktuan dëme në vlerë prej 8.5 miliardë Eurosh.

Check Also

Tentoi të rrëmbente vajzën e vogël dhe doli jashtë marketit/ Policia identifikon gruan: Vuan nga probleme të shëndetit mendor

Policia e Tiranës ka reaguar, në lidhje me një ngjarje të ndodhur disa ditë më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *