Situatë kritike në Skuraj, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin
Prej rreth dy orësh ne fshatin Skuraj të Malësisë së Kurbinit, po punohet intesivisht nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
Situata është përkeqësuar pasi erërat e forta kanë vështirësuar punën e tyre në terren dhe kanë bërë të mundur përhapjen e flakëve me shpejtësi.
Pasi u kërkua ndihmë nga ajri menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një helikopter i forcave te armatosura, për të normalizuar situatën.
Zjarri fillimisht ka përfshirë masivin pyjor ne fshatin Skuraj, por flakët të favorizuara nga era janë përhapur duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Ndërkohë në vendngjarje pritet dhe grupi hetimor i policisë së Kurbinit për të hetuar shkaqet, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.