Situatë e pazakontë në Malishevë/ 26 anëtarë të një familjeje shkojnë së bashku të votojnë
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur sot në një nga qendrat e votimit në Malishevë, ku 26 anëtarë të së njëjtës familje kanë shkuar së bashku për të votuar.
“Jemi nga Malisheva dhe jemi 26 anëtarë në familje,” tha njëri prej tyre, duke treguar se të gjithë kishin vendosur të votojnë në të njëjtën kohë.
I moshuari i familjes, i cili mbante një plis mbi kokë, u shpreh me humor pas votimit: “Po votova, ishalla e bën me shnet ai që e kam qit.”
Përveç anëtarëve me të drejtë vote, në qendrën e votimit ishin të pranishëm edhe fëmijët më të vegjël të familjes, duke e kthyer procesin në një moment të veçantë për ta. Situata ka tërhequr vëmendjen dhe ka sjellë buzëqeshje te qytetarët dhe komisionerët e pranishëm.