Situata zgjedhore në vend, Rama mbledh grupin parlamentar tek Kryesia e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në orën 18:00 tek Kryesia e Kuvendit.

Arsyeja e kësaj mbledhjeje nuk dihet akoma por mendohet të ketë lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Po ashtu, javën e kaluar kryeministri mblodhi edhe kryesinë e PS-së, për të diskutuar për zgjedhjet e ’14 Majit’.