Situata politike në vend, Yuri Kim vizitë në Partinë Socialiste

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar sot  selinë e Partisë Socialiste ku është takuar me Sektretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri.

Ende nuk dihet motivi i këtij takimi apo nëse ka të bëjë me afatin ligjor në KQZ për regjistrimin e partive në zgjedhjet vendore.

Numri dy i socialistëve bën me dije se zgjedhjet e 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit.

Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit.

E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan  Gjiknuri në Facebook