Situata politike në vend/ Diplomatja e Bashkimit Europian ka një mesazh për opozitën

Diplomatja e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann ka folur në lidhje me situatën politike në vend në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Hohmann vuri theksin te mungesa e një opozite të fortë për të luajtur rolin e saj në kontrollin dhe balancën e pushtetit.

 

Ambasadorja: Jo, çështja është se ne ndërveprojmë me ata deputetë që janë vendimtarë, veçanërisht për procesin e integrimit evropian.

Pra, që është Komisioni për Integrimin Evropian dhe gjithashtu Këshilli Kombëtar, me të cilët kam shumë ndërveprim dhe është shumë e rëndësishme t’i kemi të gjitha partitë aty, sepse nëse dëshironi të keni një demokraci të gjallë, gjë që, në fakt, është ajo për çka përpiqemi në demokraci, jo vetëm që ju duhet qeveria dhe shumica, por gjithashtu keni nevojë edhe për sistemin e kontrollit dhe balancimit, që do të thotë një opozitë e fortë, që në të vërtetë mund të udhëheqë, me shumicën, debatet për qasjen më të mirë, cilat janë idetë më të mira.

Dhe kjo është ajo që, natyrisht, pa komentuar betejat e brendshme në partitë politike, mungon për momentin. Nuk kemi një opozitë të fortë për ta luajtur atë rol të kontrollit dhe balancimit në parlament.