Situata politike dhe zgjedhjet vendore, diplomati amerikan viziton Shqipërinë
- 3 April, 2023
I Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Bëhet me dije se zyrtari i lartë amerikan do të qëndrojë në Tiranë nga 11-13 prill.
Akoma nuk është bërë publike axhenda e diplomatit amerikan në vendin tonë por besohet se ka të bëjë me zgjedhjet vendore të 14 majit pasi kjo vizitë e përfaqësuesit të lartë amerikan vjen pak ditë para fillimit të fushatës elektorale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ