Situata në Siri, udhëheqësi i rebelëve: Ata që morën pjesë në torturimin dhe vrasjen e të burgosurve nën regjimin e Asad nuk do të falen

Udhëheqësi i rebelëve sirian, Abu Mohammed al-Jolani, thotë se ata që janë përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e të burgosurve nën regjimin e Asadit nuk do të marrin falje nga qeveria e tij.

Në një deklaratë në Telegram, al-Jolani tha se personat e përfshirë do të ndiqen në Siri.

“Ne do t’i ndjekim ata në Siri dhe kërkojmë nga vendet që të dorëzojnë ata që u arratisën në mënyrë që të arrijmë drejtësinë,” shtoi ai.

Kujtojmë se presidenti sirian, Bashar Bashar al-Assad u rrëzua nga pushteti, dhe tashmë ka përfituar azil politik në Rusi, bashkë me familjen e tij.