Situata e zjarreve në jug, ministri Vengu: Flakët nën kontroll, nesër do …

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka qenë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Tragjas, për të parë nga afër situatën nga zjarri.

Ai ka deklaruar se zjarri në Tragjas ka qenë padyshim i qëllimshëm. Të gjitha skuadrat e emergjencës civile të Bashkisë së Vlorës kanë reaguar menjëherë për t’u përgjigjur situatës së krijuar.

Sipas Vengut, situatat e krijuara nga zjarret kanë qenë disa, jo vetëm në Bashkinë e Vlorës, por edhe në atë të Selenicës. Ministri deklaroi se ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve shmangu rrezikun e zjarrit në disa banesa.

Nuk janë evidentuar akoma dëmet nga flakët, pasi ditën e nesërme do të ketë një evidentim të plotë të dëmeve të shkaktuara. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë, pasi era e fortë mund të riaktivizojë vatrat e zjarrit.