Situata e rënduar në Lindjen e Mesme/ Shpallet jashtë shërbimit edhe spitali i fundit në Gaza, OBSH ngre alarmin

Spitali i fundit funksional në veri të Gazës është shpallur “jashtë shërbimit” nga OBSH pas operacionit ushtarak izraelit kundër luftëtarëve të Hamasit pranë objektit.

IDF mohoi të ketë ndezur një zjarr në qendrën shëndetësore, siç akuzon Hamasi, teksa situata shëndetësore dhe humanitare në Gaza është dramatike.

Kombet e Bashkuara u bënë thirrje palëve që të mbrojnë objektet shëndetësore në Rripin e Gazës. Të paktën 7 viktima u regjistruan në një bastisje të re në një kamp refugjatësh.

Pa dhënë detaje konkrete, ushtria izraelite tha se është përpjekur t’i zvogëlojë rreziqet ndaj civilëve dhe tha se “ka lehtësuar evakuimet e sigurta të civilëve, pacientëve dhe ekipit mjekësor para operacionit”.