Situata e rendit në vend/ Kryepolici Rrumbullaku takim me Drejtorin e Policisë së Tiranës Tonin Vocaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku po zhvillon një mbledhje me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Bëhet me dije se arsyeja e kësaj mbledhje janë ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në vendin tonë, të cilat kanë mbetur ende pa autor.

Ndërkohë, mësohet është duke u diskutuar edhe struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila ka marrë miratimin nga Ministria e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt të hyjë në fuqi.