Simpatizantët e tij sërish poshtë banesës, Berisha del në dritare dhe i përshëndet, këtë herë me fjalim të parapërgatitur

Dhjetëra mbështetës të tij janë mbledhur poshtë banesës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në dritare dhe i ka përshëndetur ata.

Berisha, i cili ndodhen nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, sikurse dhe dje, është shfaqur në dritaren e banesës dhe ka folur me mikrofon, por sot me fjalim të përgatitur më herët.