“Simboli i Shpresës” – Trump shfaqet i veshur si Superman dhe lavdëron veten: Presidenca ime përfaqëson të vërtetën dhe drejtësinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka befasuar sërish me një tjetër postim vetë-lavdërues në rrjetet sociale, duke përdorur premierën botërore të filmit të ri “Superman” për të krahasuar veten me superheroin legjendar.

Në imazhin e publikuar, Trump shfaqet i veshur si Superman, ndërsa përshkrimi që shoqëron postimin e quan veten “Simbol i Shpresës”, një mesazh që, sipas tij, përfaqëson presidencën e tij në mandatin e dytë.

“E vërteta, drejtësia dhe mënyra amerikane – kjo është administrata ime,” shkruan Trump, duke lavdëruar arritjet e tij në 5 muajt e parë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe pse periudha e tij e dytë në krye të SHBA-së është shoqëruar me sfida të forta politike dhe protesta të ashpra, Trump vazhdon ta paraqesë veten si lider të pathyeshëm dhe të përkushtuar ndaj “shpëtimit të Amerikës”.