Fotot/ Siguronin kallashë e pistoleta, kush janë dy kokat e grupit të armëve që po kërkon policia
Replikë.al, ka siguruar foto e dy personave, që janë në kërkim si pjesë e grupit të trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë që u godit sot pas një hetimi 5 mujor nga Antitrafiqet e Tiranës.
Këta dy persona, rezulton se janë dy nga kryesorët e gurpit, pasi siguronin armët në Kosovë dhe qytete të Shqipërisë dhe më pas i sillnin në Tiranë.
Operacioni i koduar “Puzzle” çoi në pranga në total 10 anëtarë të grupit të trafikut të armëve.
Tetë të rinj u arrestuan ditën e sotme, ndërsa 2 të tjerë ishin arrestuar në kuadër të këtij hetimi më datë 1 prill.
Policia bëri të mundur sekuestrimin e 14 armëve zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.