Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me perimetrin e sigurisë në plazhe, të cilin e quajti të paprekshëm.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkroi se duhet rritur vigjilenca dhe një koordinim më i mirë mes shërbimeve të angazhuara për sigurinë gjatë sezonit turistik.
Ai i ka bërë një apel pushuesve që të denoncojnë çdo rast të cenimit të qetësisë dhe sigurisë së tyre në plazhet e vendit.
Reagimi:
👮♀️👮 Policia Kufitare, Njësia Policore Detare dhe të gjitha shërbimet e tjera të rendit që patrullojnë nga toka përgjatë vijës bregdetare duhet ta kenë të qartë që perimetri i sigurisë në plazhet e vendit është i paprekshëm. Duhet rritur vigjilenca edhe më shumë dhe duhet një koordinim më i mirë mes shërbimeve të angazhuara për sigurinë gjatë sezonit turistik, me qëllim që të parandalohen në kohë këto raste që cenojnë seriozisht jetën e pushuesve. Manovra të rrezikshme si këto në Velipojë duhet të marrin fund dhe të referohen në Prokurori si rrezikim jete për pushuesit. I ftoj pushuesit të denoncojnë çdo rast të cenimit të qetësisë dhe sigurisë së tyre në plazhet e vendit.