Siguria Kibernetike/ Rama firmos me Arabët

Mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u nënshkrua sot një marrëveshje për sigurinë kibernetike.

Rama tha se kjo marrëveshje është strategjike, pasi ruan integritetin e vendit tonë.

“Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla, që kanë qenë të pranishëm, dhe na kanë ardhur në ndihmë kur e kemi pasur të nevojshme për të mos u ndjerë të vetëm. Duke nisur me eksodin e madh të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

Kjo është një marrëveshje strategjike e vendit tonë, sepse ka të bëjë me integritetin e vendit.

Sot është lloji i ri i kërcënimit, jo duke treguar tanket apo avionët që shkelin integritetin territorial, por duke sulmuar hapësirën kibernetike duke paralizuar shërbimet”, tha Rama.