Një operacion i përbashkët mes autoriteteve të drejtësisë së Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte armë, ndërsa janë lëshuar 14 urdhërarreste.
Janë përdorur agjentë të infiltruar që kanë kryer blerje të stimuluar. Skuadra e përbashkët hetimore midis prokurorisë së Tiranës dhe Kosovës hetuan përgjatë 6 muajsh skemën e shitjes së armëve që dyshohen se silleshin nga Ferizaj.
Pak muaj më parë u arrestuan katër shtetas në afërsi të një qendre tregtarë në Tiranë. Pas kësaj hetimet e përbashkëta identifikuan se shtetasi nga Kosova Valter Osmani kishte krijuar një linje për shitjen e armëve dhe trafikun e tyre.
Armët ka dyshime se silleshin në Shqipëri, të llojit Zoraki dhe shiteshin me çmime që nisin nga 900 euro.