Si u vra 52-vjeçari nga hakmarrja dhe konkurrenca/ Ja kush është i riu që u arrestua për shpërthimin

Pas disa versionesh, është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur më më 24 qershor në Sarandë, ku humbi jetën zhytësi 52-vjeçar, Armand Nelaj.

Fillimisht u raportua se ishte një zhytës të cilit i kishte shpërthyer bombola e oksigjenit, më pas hetimet e policisë u përqendruan drejt pistës së një atentati ndaj biznesmenit 52-vjeçar.

Pas hetimeve të autoriteteve u zbulua se Nelaj së bashku me 35-vjeçarin kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

 

 

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, duke bërë që biznemeni 52-vjeçar të ndërronte jetë.

Erdian Muho është djali i një biznesmeni tjetër të njohur në qytetin e Sarandës. Ai merret kryesisht me biznese në fushën e hotelerisë, turizmit dhe transportit detar.

Në vitin 2021 Muho ka qenë pjesë e listave për deputet në listat e Lëvizjes për Ndryshim të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Nuk dihen ende nëse Muho ka qenë afër 52-vjeçarit në momentin e shpërthimit dhe si ai ka mundur t’i shpëtojë fuqisë goditëse të lëndës plasëse.

Pas zbardhjes së ngjarjes, policia thotë se ka vënë në pranga 35-vjeçarin Eridion Muho.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.