Si u përfshi nga flakët pallati në Tiranë, zjarri nisi në katin e 2, i favorizuar nga fasada u përhap me shpejtësi


Një pallat 10 katësh në rrugën e Kavajës në Tiranë u përfshi nga flakët. Forcat zjarrfikëse pas ndërhyrjes arritët që pas disa orësh të neutralizonin flakët, ndërsa zona u mbulua nga shtëllunga tymi. Më herët drejtori i zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj sqaroi se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dyti dhe jo në katet e sipërme siç u dyshua pasi ra zjarri.

Gjithashtu gazetari Igli Çelmeta sqaroi se fillimisht zjarri ka rënë në katin e dytë, më pas është përhapur nga pjesa anësore e ndihmuar edhe nga materiali i fasadës së pallatit që të përhapet më shpejt, duke mbërritur në katin e 9, ku ka marrë flakë e gjithë tarraca. Më pas nga aty zjarri ka përfshirë sërish fasadën duke zbritur deri në katin e pestë në pjesën tjetër të pallatit.

Check Also

Nis “Big Brother VIP Kosova 3”/ 10 personazhe të njohur startojnë garën… Ja kush janë

Mbrëmjen e kaluar ka startuar shoë më i dashur tashmmë për publikun Kosovar e shqiptar, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *