Si u bënë shkak tokat në Bulqizë për vrasjen në familje, zbardhen detaje të reja si ndodhi krimi i rëndë në Tiranë

Replikë ka arritur të zbardhin shkakun e krimit të rëndë të ndodhur brenda në familjen Cami mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut. Mësohet se banesa ku ka ndodhur ngjarja është dykatëshe.

Vehap Cami ka shkuar në mëngjes te banesa e vëllait. Në katin e parë është ulur të pinte kafe me vëllanë në katin e parë të banesës, kafe e shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit që jetojnë në katin e dytë të banesës private të marrë me qira. Në momentin që kanë qenë vetëm Vehapi e ka qëlluar me një plumb vëllanë dhe më pas veten. Gjithashtu mësohet se Vehapi jetonte me banesë në Farkë.

Dyshohet se përplasja ka qenë e hershme mes vëllezërve në banesë për shkak të pronave në Bulqizë..

Në momentin që ka hyrë në banesë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Lulëzimit që fatmirësisht nuk janë lënduar.