Si parashikohen financat për 2024/ Ministri Mete: Në mesin e këtij viti, rritje e konsiderueshme e pagave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete ndodhet në konferencë për median për të bërë një bilanc për vitin 2023 dhe pritshmëritë e vitit 2024

 

 

Me një turizëm gjithëvjetor ekonomia po hyn në një fazë të re mbi 10 milionë vizitorë të huaj dhe më të ardhura në rreth 3.2 miliardë euro.

Reforma e nisur e rritjes së pagave në sektorin publik do të vijojë ndjeshëm edhe gjatë 2024.

” Në muajt e parë të vitit do të finalizohen vendimet që specifikojnë rritjen për të gjitha kategoritë. Në mesin e vitit 2024 do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave, me synimin që brenda këtij viti të arrijmë pagën mesatare prej 900 euro në sektorin publik”  tha Mete.

Bilanci i vitit 2023
 1.1 mld € investime të huaja në 9 muaj
Papunësia ka zbritur në nivele të ulëta historike, 10.5%
 Parashikimet për vitin 2024
Inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2024
Vijon reforma e pagave, në muajt e parë të 2024 finalizohen vendimet specifike
Pritet që borxhi publik të ulet nën nivelin 60%
Do të mbledhim 40 mld lekë më shumë tatime se viti 2023
Do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës në zonat bregdetare