“Si nuk i vjen turp!” Qytetarët komentojnë deklaratën e Xhaçkës: Injorancë dhe mendjemadhësi e pajustifikuar
Ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka bëri një deklaratë diskrimunuese pak ditë më parë, pasi ia doli që mandatei i saj të mos dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.
“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor në Himarë.
Ndërkohë, Replikë.al ka pyetur qytetarët se çfarë mendimi kanë për këto deklarata të Xhaçkës.
“Ajo është injorancë e tëra dhe një mendjemadhësi e pajustifikuar”, shprehet një qytetar.
“Është shumë e gabuar. Të gjithë njerëzit jemi njëlloj, si ata nga mali, si ata nga fusha”, thotë një tjetër.
“Deklaratë jo e drejtë. Pse ata që janë nga mali nuk do bëjnë plazh sipas asaj”, shprehet një qytetar.
“Sa të kemi këtë palaçon kryeministër, jo ato, po shtëpitë tona, ju ju ka shitur. Xhaçkës si s’i vjen turp”, tha një qytetare.