Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti
Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion.
Disa prej tyre kanë efekt mirëbërës në shëndetin e një diabetiku ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ.
Kafeina për shembull ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.
Si ndikon kafeja tek niveli i sheqerit në gjak
Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët.
Sa më i lartë konsumi i kafesë aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës.
Kafeja pa kafeinë, zgjedhja më e mirë?
Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti.
Në mungesë të kafeinës, kjo kafe ofron shumë vlera pozitive për shëndetin e një diabetiku.
Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo janë të rrezikuar prej tij duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj sheqerit, sepse rrit dramatikisht nivelin e glukozës në gjak.
Për pasojë, edhe kafeja duhet pirë me sa më pak sheqer.
Kafeja dhe parandalimi i diabetit
Një studim i vitit 2009 ku morrën pjesë plot 40,000 njerëz, të cilit i referohet AgroWeb.org zbuloi se konsumi i tre filxhanëve çaj apo kafe (pa kafeinë) në ditë ul me 40 përqind rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Një studim tjetër i vitit 2014, tregoi konsumi i kafesë ul me 11 përqind rrezikun e diabetit të tipit 2 në harkun kohor të 4 viteve.
Kafeja përmban polifenolë që luajnë rolin e antioksidantëve të cilët parandalojnë sëmundjet inflamatore.
Për më tepër, kafeja përmban magnez dhe krom. Këto minerale ulin ndjeshëm rrezikun e diabetit të tipit 2./AgroWeb.org