Opinionisti Arbër Hajdari e ka ironizuar argumentin e Jozit gjatë debatit të fortë me Rozanën.
Arbri: Unë jam dakord me pjesën e faljes, por unë e kam ndjekur deri herët në mëngjes. Jozi është një këngëtar i mirë, por dhe një manipulator. Jozi u pyet për këtë situatë dhe tha që është një lojë e nuk shfaqi asnjë shenjë pendese. Në momentin që ka mbaruar Prime, pa që ishte i nomuniar dhe ka bërë disa tipare të manipulimit. E para ishte kur kapi Rozanën pa u qetësuar akoma. Përdori manipulimin kur ajo ishte shumë e ngarkuar. Nga fakti i nominimit pati një këmbëngulje që ajo ta falte në ato momente dhe argumenti për t’u mbrojtur ishte shejtani. Nuk e di si komunikojnë këta me shejtanin.
Jozi: Nuk jam aspak dakord me këtë. Unë e bëra për shkak se pashë vuajtjen që përjetoi Rozana.