Si doli nga burgu? Nuredin Dumani trondit në gjyq: Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ministrit të LSI

Zbardhen dëshmia të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO edhe këtë të martë.

Sipas burimeve i penduari i drejtësisë ka dhënë detaje sesi ka dalë nga burgu në vitin 2014.

Dumani është shprehur se për lirimin e tij ka ndërhyrë dhëndrri i vëllait të ministrit të drejtësis dhe ndërmjetës sipas tij ka qenë avokati Alban Bengasi. Dumani po ashtu ka deklaruar se është siguruar edhe një raport mjekoligjorë në të cilin thuhej se ky i fundit kishte edhe pak muaj jetë.

Mësohet se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të LSI të asaj kohe, Nasip Naços.

“Kam paguar lekë për këtë gjë ”– mësohet të ketë deklaruar Dumani.