Si do përmbysni këtë gjigantin që keni rritur vetë? Gjiknuri i drejtohet opozitës për McGonigal: Me këtë që po bëni…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri teksa foli sot në parlament në lidhje me dosjen McGonigal.

Ai tha se Rama nuk ka nevojë për mbrojtje dhe se opozita po i rrit vlerat atij me këto akuza.

Rama i sqaroi të gjitha dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve që iu kishit në lidhje me dosjen McGonigal.

Rama nuk ka nevojë për mbrojtjen time por dua të them se ai e shpjegoi shumë mirë raportin që ka me këtë dosje dhe akuzat që i janë bërë nga opozita.

Me këto gjera iu po i rrisni vlerat Edi Ramës dhe e keni bërë atë mjeshtër të marrëdhënieve ndërkombëtare që lidh gjithë fijet e botës.

Si do përmbysni këtë gjigantin që keni rritur vetë?“,– tha Gjiknuri.