Si do jetë marrëdhënia jashtë me Heidin, Romeo Veshaj: Dua një bebe, të gëzoj mamin dhe babin

Në një intervistë për në Top Albania Romeo Veshaj është pyetur se si do vazhdojë marrëdhënia e tij me Heidin jashtë.

Ai u shpreh se do donte dhe një bebe pasi të dilnin jashtë.

Elona: Do dilni jashtë shtëpisë, çfarë do bëni?

Romeo: Nuk ua them njëherë se çfarë do bëjmë, nuk kam plane, e kam qejf një bebe, do ma gëzonte zemrën një fëmijë, përveç dashurisë që kam për Heidin do e doja një fëmijë, kam kaluar disa etapa në jetë. Dua të gëzoj mamin, babin, dua t’i shoh me një nipçe ose mbesë në krahë, me personin e duhur në krahë është akoma më e bukur.

Jonida: A mendon se do ishe në finale edhe pa romancën me Heidin?

Romeo: Mendoj se po, kam pas debate të forta me gjithsecilin, Egla më ka lënduar më shumë, nuk di të ndalojë, po flas për familjen, njeriun e dashur që kam këtu afër, Heidin. Edhe Graciano ka kaluar limitet, Juli…