“Shumica derdhin lot krokodili”- Vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit, Rama: Salla e Parlamentit është shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj! Ju siguroj se personalisht do të…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij pranë derës së shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Kreu i qeverisë, në një konferencë, vuri theksin tek ndikimi i rrjeteve sociale tek fëmijët dhe adoleshentët teksa shtoi se do të hidhet në konsultim me këshillin e prindërve në shkolla mbyllja e SnapChat e TikTok.
Edi Rama: Gjithsecili prej nesh duhet të marrë përsipër më shumë në pjesën e vet të fronin për mbrojtjen e fëmijëve, nis brenda mureve të shtëpisë, vazhdon brenda shkollës, dhe më pas në ekranet e TV ku shumica e tyre derdhin lot krokodili janë në fakt lëvrues të papërgjegjshëm të gjuhës së dhunës dhe nxitës të saj. Duke përfshirë edhe sallë e Parlamenti që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj.
I siguroj prindërit se unë personalisht në pjesën time të frontit së bashku me kolegët e qeverisë të bëjmë të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar fëmijët tanë nga presioni i hatëshëm i rrjeteve sociale dhe për të rritur cilësinë e rrjeteve sociale.
Pres me padurim rezultatin e këshillimit të prindërve lidhur me qasjen që duhet të zgjedhim për TikTok SnapChat apo të dyja bashkë.