Shuhet Gerti Bogdani, PD e PS bëhen bashkë: Një nga më të mirët e Partisë Demokratike
- 18 September, 2024
Politika shqiptare sot është në zi. Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare.Bogdani humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak teksa ka qenë duke konsumuar kafe në një lokal të njohuar në qendër të kryeqytetit. Ai u ndje keq dhe u dërgua në spital. Fatkeqësisht, aty mbërriti pa shenja jete.
Ndërkohë, politika ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit. Të djathtë e të majtë janë shprehur të tronditur për largimin e parkohshëm nga jeta të 44-vjeçarit Bogdani.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ