“Shuhen” dilemat, Soros publikon sërish foto krah kryeministrit Rama

Djali i multimiliarderitx George Soros, Alex ka publikuar një fotografi me kryeministrin Edi Rama.

Teksa ndodhen të dy në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ata janë takuar sërish bashkë dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Alex Soros duke e ngarkuar në Instagram.

Në mesazhin e tij, Soros thekson se po e ripublikon foton për shkak të kërkesave te shumta që ka marrë. “Rikthim për shkak të kërkesave popullore” – shkruan Alex Soros teksa ka bere tag adresën e kryeministrit shqiptar.