Shtyhet vizita e Mbretit Çarls te Papa Françesku, shkak …

Me vendim të përbashkët të Vatikanit dhe familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, është shtyrë vizita e mbretit Charles dhe bashkëshortes së tij, Camilla, në Selinë e Shenjtë dhe Papa Françeskut, e cila ishte planifikuar për më 8 prill.

Çifti mbretëror britanik do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali nga data 7 deri më 10 prill.

Shtyrja e takimit me Papën vjen për shkak të rekomandimit të mjekëve drejtuar Papës argjentinase për të pushuar për një periudhë afërsisht dy mujore.

Kujtohet se Papa argjentinas u kthye në Vatikan të dielën e kaluar, pas 37 ditësh shtrimi në spitalin Agostino Gemelli në Romë