Shtyhet sërish seanca për vulën e PD-së, trupa tërhiqet për 20 minuta

Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën në lidhje me vulën e PD-së. Njoftohet se seanca është shtyrë me 20 minuta të tjera, ende në pritje të një vendimi përfundimtar.

Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Elona Mihali, do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.

Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.