Shtyhet sërish procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit, mësohet arsyeja
- 30 March, 2023
Procesi gjyqësor për çështjen e inceneratorit të Elbasanit është shtyrë sërish.
Mësohet se shkak është bërë mungesa e avokates Etleva Kondit dhe e kompanisë Albtek Energy.
Në themel, me autorizim të kryeprokurorit të SPAK Altin Dumanit, i është bashkuar përfaqësimit të akuzës edhe Arben Kraja.
Ndërkohë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako nuk ishin të pranishëm në seancë.
Bëhët me dije se seanca është shtyrë për në 7 prill.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ