Shtyhet sërish masa e arrestit për Sali Berishën

Shtyhet sërish masa për Sali Berishën. Shpallja e vendimit të GJKKO për ish kryeministrin u vendos të jepët ditën e shtunë, datë 30 dhjetor, ora 12:00.

Gjyqtarja Irena Gjoka, argumentoi se shtyrja e shpalljes së vendimit bëhet për t’i dhënë kohë avokatëve që kërkuan sot të njihen me regjistrimet audio dhe të procesverbaleve e seancave të fundit të zhvilluara në GJKKO.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës ashpërsimin e masës së sigurisë duke argumentuar se Sali Berisha nuk ka respektuar vendimin e gjykatës që e detyronte atë të paraqitej në prokurori të hënën e parë dhe të tretë të muajit.

Ish-kryeminstri Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet nga SPAK për korrupsion pasiv, duke favorizuar dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pallatesh.

Check Also

Celibashi: Kohë e pamjaftueshme për votën e emigrantëve/ PD, kundër votimit elektronik

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *