Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me dosjen “Partizani”, është shtyrë.
Burime nga gjykata bëjnë me dije se seanca e radhës do të mbahet më 4 prill. Sipas informacioneve, të pandehurit e dosjes kanë përfunduar me pretendimet e tyre, ndërsa Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar me shkrim kundërshtimet ndaj këtyre pretendimeve.
Ndërkohë, avokatët kërkuan kohë për të përgatitur mbrojtjen, çka çoi në vendimin e gjykatës për shtyrjen e seancës.
Procesi ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë vijon, ndërsa mbetet për t’u parë si do të vijojë zhvillimi i gjyqit për këtë çështje të bujshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ