Shtyhet seanca për Safet Gjicin, ja shkaku
Është shtyrë këtë të enjte në GJKKO seanca për ish-kryebashkiakune Kukësit Safet Gjici. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e një prej anëtarëve të trupit gjykues.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Ai u arrestua pas video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me Alma Kaçin. Edhe kjo e fundit është ende nën hetim si e akuzuar për korrupsion aktiv, pasi sipas videos së publikuar, pas aktit seksual i ka kërkuar ish-kryebashkiakut favore në lidhje me një tender për ngritjen e një strehimi për qentë.