Shtyhet seanca për mungesë të Berishës, Malltezi: Sot nisi farsa, policia nuk respektoi afatet!

Seanca gjyqësore në themel për çështjen e njohur si “Dosja Partizani” është shtyrë për më 21 korrik 2025, për shkak të mungesës së ish-kryeministrit Sali Berisha në sallën e gjyqit.

Prokurori i çështjes, Arben Kraja, kërkoi shtyrjen me argumentin se Berisha nuk ishte njoftuar zyrtarisht në kohën e duhur për zhvillimin e seancës.

Pas përfundimit të seancës, Jamarbër Malltezi u prononcua për mediat duke e cilësuar procesin si një farsë. “Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do të vazhdojmë,” u shpreh ai.

Sipas Malltezit, njoftimi për Berishën ka mbërritur vetëm të premten, ndërkohë që sipas tij, Kodi i Procedurës Penale kërkon që njoftimi të bëhet të paktën 10 ditë para. Ai akuzoi policinë se ka pasur dijeni për seancën që para dy javësh, por e ka vonuar me qëllim: “Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten.”

Jamarber Malltezi: Ne jemi të gatshëm të përballemi në çfarëdo lloj dite. Sot ka filluar farsa, ne do vazhdojmë. Njoftimi për zotin ka ardhur të premten, sipas kodit të procedurës duhet të vinte para 10 ditësh. Që nga kjo ne shohim se shteti po bën farsa, sepse shteti, policia e kishte njoftimin që para dy javësh, por solli ta sillte para dy ditësh. Policia ka gënjyer dhe e ka sjellë të premten.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)