Shtyhet seanca për Martin Canin, Mario Përlleshaj nuk paraqitet për dëshminë

NGA Eraldo Harlicaj

Sot isha sërish pranë ambienteve të Gjykatës, për të ndjekur nga afër atë që duhet të ishte seanca më e rëndësishme e gjyqit me dyer të mbyllura që po zhvillohet për ngjarjen e Martin Canit.

Mario Përlleshaj ishte thirrur për të dëshmuar për herë të parë përpara trupit gjykues. Autori i dyshuar i ngjarjes nuk u paraqit, duke lënë si përfaqësues avokatin e tij. Ky i fundit paraqiti një raport mjekësor duke mos marrë pjesë në seancë.

Seanca u shty për datën 3 korrik ku pritet që Mario të flasë në lidhje me ngjarjen e rëndë të 18 nëntorit të vitit të kaluar. Përveç Marios, sot ishte planifikuar të flisnin dhe dy dëshmitarë të tjerë. Asnjë nga këto dëshmi nuk u mor.

Mbetet për tu parë nëse do të zhvillohet seanca e 3 korrikut, apo do të ketë një tjetër manovër për shtyrjen e gjyqit.

Kur kanë kaluar 7 muaj nga ngjarja, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi, qoftë dhe morale me dorëheqje. Asnjë institucion, asnjë drejtues! Të paaftë dhe të pafytyrë!

Tik Tok-u u rihap, pavarësisht se ishte “Kurbani i kurrëpërmendur” në dosjen hetimore.